Pos fajdeve e NPB-së, Policia e Kosovës zhvillon aksion edhe për mashtrimet me kartela bankare

Aktuale

Pos fajdeve e NPB-së, Policia e Kosovës zhvillon aksion edhe për mashtrimet me kartela bankare

Më: 17 maj 2023 Në ora: 11:12
Policia

Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar tri operacione paralele në pista të ndryshme.

Mëngjesin e së mërkurës është raportuar për një aksion të policisë në tri qytete të Kosovës që ka të bëjë me fajdenë dhe se janë duke u kryer bastisje në disa lokacione lidhur me dyshime për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka bërë të ditur se operacioni i tretë është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime me kartela bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat