NPB mohon se Policia ia bastisi zyrat

Aktuale

NPB mohon se Policia ia bastisi zyrat

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:24
Arbnor Neziri

Arbnor Neziri nga kabineti i Kryeshefit Ekzekutiv i Ndërrmarrjes Publike Banesore ka bërë të ditur sot se nuk ka pasur asnjë bastsisje në këtë ndërmarrje.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë pasur bastisje te ish-zyrtarët e Ndërrmarrjes Publike Banesore.

“Duam të sqarojmë se nuk ka pasur asnjë bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore deri në momentin e komunikatës, megjithatë nuk e përjashtojmë mundësine që te ketë pasur një bastisje tek zyrtaret apo ish zyrtarët e NPB-së.”, ka bërë të ditur Neziri.

Ndryshe, sot, nga Policia është konfirmuar se është zhvilluar operacion bastisjeje në Ndërmarrjen Publike Banesore. Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se pas operacionit policor do të jepen të dhëna shtesë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka informuar se që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tri aksione nga drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Sveçla ka potencuar se krimet ekonomike kanë zhvilluar aksion në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare./KosovaPress

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat