Petkoviq i kapet Velës: Jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe – objektivi i juaji dhe i Kurtit është Vuçiqi

Aktuale

Petkoviq i kapet Velës: Jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe – objektivi i juaji dhe i Kurtit është Vuçiqi

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:04
Petkoviq, Vela

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar Blerim Velës, shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani, i cili tha se grupet kriminale që dirigjohen nga Beogradi po i detyrojnë serbët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Petkoviqi i tha Velës se “jeni bërë zëdhënës i opozitës serbe”, dhe se sipas tij, ai tregoi që Kurti e mbështet opozitën në Beograd.

“Objektivi i juaj është i njëjtë – presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit tanë në Kosovë, sepse luftojnë për interesat e popullit tonë”, tha Petkoviq.

Ndërsa, Vela ia bëri një kundër-replikë, duke ia dërguar një fotografi të protestuesve në Beograd duke i thënë se “këta s’janë njerëzit ‘tuaj’ përderisa ata janë kundër jush, apo jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat