A mund të kthehen vizat?

Aktuale

A mund të kthehen vizat?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Kosova, sikurse edhe vendet e tjera që gëzojnë lëvizje të lirë, do të jetë nën llupën e BE-së. Blloku ka mekanizma ndëshkues nëse vëren që qytetarët e një vendi joanëtar keqpërdorin lëvizjen pa viza.

Komisioni Evropian ka deklaruar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cilat gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, ka raportuar REL.

Më 16 maj, Komisioni Evropian tha se Serbia po e rrezikon këtë regjim, për shkak të lehtësimit të procedurave për dhënien e shtetësisë të të huajve.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është marrë tashmë në instancat më të larta të BE-së.

Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka hyrë në fuqi më 15 maj, (të hënën). Zbatimi i rregullores së BE-së, e cila parasheh heqjen e vizave për kosovarët, ka filluar në të gjithë Zonën Schengen dhe shtetësitë kosovarë mund të lëvizin lirshëm nga 1 Janari i vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat