Beteja që u lartësua nga gjenerali Clark: Përkujtohen dëshmorët e rënë të UÇK-së në Jabllanicë

Aktuale

Beteja që u lartësua nga gjenerali Clark: Përkujtohen dëshmorët e rënë të UÇK-së në Jabllanicë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 14:54
Jabllanicë

Të mërkurën e 17 majit në Jabllanicë të Dushkajës në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit është mbajtur manifestimi në nderim të të rënëve në Luftën Çlirimtare.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të luftës së fundit dhe të politikës në Kosovë ku janë bërë homazhe e janë përkujtuar të rënët për liri.

Në Jabllanicë të Dushkajës kanë rënë 41 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një beteje të ashpër me policinë dhe ushtrinë serbe.

Në këtë tubim prezent ka qenë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Daut Haradinaj ka qenë poashtu prezent në këtë ngjarje nga ku është shprehur se në Jabllanicë për herë të parë u mposht policia dhe ushtria serbe në luftë frontale, ku u turpëruan nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

17 maji i vitit 1999 njihet si dita e çlirimit të Jabllanicës (Shqipnojës) ku edhe dhanë jetën 41 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë, ishte lartësuar e vlerësuar lart edhe nga ish-gjenerali amerikan Wesley Clark.

Në betejën e ashpër të Jabllanicës kishin rënë dëshmorë Adem Hazir Delija, Agron Zenun Gashi, Albert Ali Qelaj, Ali Shaban Rama, Arben Adem Hereci, Arben Mehmet Mehmetaj, Bajrush Ramë Mehmetaj, Beqë Sefer Gashi, Demë Ali Qelaj, Driton Mujë Zeneli, Fitim Selman Rexhaj,Gani Sadri Brahimaj, Halil Islam Thaçi, Idriz Bajram Gucati, Islam Halil Ademaj, Isuf Tahir Olluri, Lan Dervish Rexha, Misin Bardhosh Qelaj, Muhamet Avdyl Zeneli, Muhamet Rrustem Alija, Nikë Sokol Hajdari, Ramë Tahir Mehmetaj, Rifat Hasan Smajli, Selim Qerim Salihu, Shaban Tafë Kelmendi, Tafë Hasan Nimani, Valon Muharrem Gashi, Xheladin Azem Salihu, Xhevdet Shaban Hoti, Zef Gjon Krasniqi e Zeqir Isuf Gashi.

Jabllanica është vlerësuar gjithmonë si vend-qëndresë e nismave për lirinë e Kosovës edhe para luftës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat