Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem

Aktuale

Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem

Më: 18 maj 2023 Në ora: 13:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të Shtetit të Izraelit, është ftuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Në këtë ceremoni flamuri i Republikës së Kosovës, është ngritur për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem.

“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e Shtetit të Izraelit”.

Keshtu ka shkruar në ‘Facebook’ ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat