“Brum i PDK-së janë shumë figura të LVV-së”, Bekim Haxhiu flet për këto figura: Kanë ndjekë interesin individual

Aktuale

“Brum i PDK-së janë shumë figura të LVV-së”, Bekim Haxhiu flet për këto figura: Kanë ndjekë interesin individual

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:57
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për disa figura politike të cilat sipas tij, kush ka qenë në pushtet aty kanë shku.

“P.sh. në 2007 PDK-ja vjen në pushtet iu kanë bashku PDK-së, në 2021 e kanë pa frymën që po vjen Vetëvendosje në pushtet dhe iu kanë bashkua Vetëvendosjes. Qata që kanë qenë në 2007, 2010 te PDK-ja veç janë transferu te Vetëvendosje, sepse e kanë ndjekë frymën e interesit individual”, thotë ai.

PDK-ja sipas tij iu ka jep njerëzve hapësirë edhe meritorëve edhe atyre jo meritorëve që ia kanë kthy keq PDK-së.

“PDK-ja do duhej në vazhdimësi të ruante bërthamën e saj në të cilën është themelu. Bërthama e saj kanë qenë njerëz patriot dhe intelektual edhe që e ka, në status shkruan që i mbron vlerat e luftës sublime të UÇK-së dhe prej kësaj nuk do duhej të largohej asnjëherë në konceptim e saj politik, në statutin e saj të shkum, në frymën në të cilën e kanë ndërtu sepse e kanë ndërtu njerëzit që kanë qenë ideolog politik të UÇK-së edhe atë frymë ta barte duke i marrë edhe gjeneratat e reja, dhe t’i brymoste me veti e ideologji kombëtare, që vërtet ky vend ka nevojë për njerëzit që jaën të sinqert, intelektual dhe që përfaqësojnë vlera, sepse po e shohim që në politikë në vitet e fundit kemi pas shumë pseudo vlera, dhe niveli i parlamentit ka shku duke ra”, shprehet për DTV deputeti Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat