“Schumacherët” e Kuvendit/ Nënkryetarët i kaluan 28000 kilometra rrugë për 3 muaj

Aktuale

“Schumacherët” e Kuvendit/ Nënkryetarët i kaluan 28000 kilometra rrugë për 3 muaj

Më: 22 maj 2023 Në ora: 10:59
Ilustrim

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, ata të kabinetit të Glauk Konjufcës, disa deputetë në delegacione dhe zyrtarë të administratës kanë bërë mbi 60 mijë kilometra rrugë vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti (2023).

Ata “dogjën” 6 mijë e 452 litra derivate për këto sipërfaqe të “shkelura” me veturë në muajt, janar, shkurt dhe mars.

Prijnë katër nënkryetarët e Kuvendit, të cilët kanë bërë mbi 28 mijë kilometra rrugë, duke harxhuar rreth 3 mijë litra karburante.

Të dhënat i siguroi gazeta nga Kuvendi përmes kërkesës për qasje në dokumentet publike.

Enver Hoxhaj, shëtitësi kampion i Kuvendit

Më së shumti kilometra, ndër të gjithë, del të ketë bërë Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit ka bërë gjithsej 8 mijë e 810 kilometra.

Për kaq rrugë ka harxhuar 1116 litra karburante.

Kujtim Shala, nënkryetar, merakli i udhëtimit

Rrugën, Enver Hoxhajt, nuk ia lëshon hiç homologu i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

Ky ka bërë 7978 kilometra, për të cilat ka harxhuar 564 litra derivate.

Anëtarët tjerë të Kryesisë

Me kilometra i përafërt me dyshen Shala e Hoxhaj është edhe Bekim Arifi.

Deputeti që vjen nga radhët e ashkalinjve, e i cili njëherit mban postin e nënkryetarit të Kuvendit, ka bërë 7623 kilometra.

Ka harxhuar 798 litra derivate.

Kurse nënkryetarja tjetër, Saranda Bogujevci ka bërë 3574 kilometra. Ka “djegur” 558 litra derivate.

Shpenzimet për derivate të kabinetit të kryetarit Konjufca

Anëtarët e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë udhëtime me tri vetura të ndryshme.

Ata kanë përshkuar me to në total 6,383 kilometra.

Kabineti i kryetarit ka “djegur” 932 litra derivate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat