Vrasja e gruas nga ish-burri në Gjermani, reagon ashpër Zana Avdiu: Të gjithë jemi fajtorë!

Aktuale

Vrasja e gruas nga ish-burri në Gjermani, reagon ashpër Zana Avdiu: Të gjithë jemi fajtorë!

Nga: A.Zh Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:52
Gruaja e vrarë nga ish-burri i saj

Aktivistja Zana Avdiu, ka reaguar pas vrasjes së gruas nga Mitrovica, nga ish-burri i saj në qytetin Aachen të Gjermanisë. Mediat raportojnë se burri, poashtu nga Mitrovica, e ka vrarë ish-gruan e tij në parkingun e një qendre tregtare.

Sipas Avdiut, 28-vjeçare, e vrau kultura e dhunshme, që gruan e konsideron object të burrit, përcjell Bota sot.

“Kjo është vajza, të cilën e vrau ish-burri. E vrau një kulturë e dhunshme, që gruan e konsideron objekt të burrit.

Për vrasjen e Jetmirës, të gjithë jemi fajtorë, sepse po vazhdojmë me ushqy me dhunë shoqërinë. Po vazhdojmë si vlerë me pas shtypjen, dhunën, e edhe vrasjen. Jemi fajtorë, se vazhdojmë fuqishëm vajzën me trajtu si pronë të burrit- që çka të don mundet me ba me to.

E kjo foto, e kjo vrasje makabre, është pasqyra jonë, është e vërteta jonë!

Jetmira, na fal që s’mujtem me të mbrojtë!

Prehu në paqe lule e bukur!”, ka shkruar Avdiu në një postim në Facebook.

Të dielën, dorasi 37-vjeçar është sjellë para drejtësisë; mirëpo ende nuk dihet motivi i vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat