Sherifi për Kurtin: E ka humbur rrugën në oborr

Aktuale

Sherifi për Kurtin: E ka humbur rrugën në oborr

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:54
Bilall Sherifi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti “e ka humbur rrugën në oborr”. Kështu vlerëson anëtari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Ai thotë se Kurti nuk di më se çfarë do.

“Kam përshtypjen se e ka humbur rrugën në oborr. Nuk di më se çka do, se si do t’i realizojë ato që do. Unë konsideroj që Kurti nuk ka më fare të qartë se çfarë duhet të bëhet me procesin e dialogut. Se çka mund të shtyhet përpara, çka nuk mund të shtyhet përpara. Ka hap një fushë të re, në të cilën ka shpresuar që do ta mbush ai me përmbajtje. Në dialog, kur të hapësh fushë të re, apo kur të hapësh një rrugë të re, nuk je vetë aty, është edhe pala tjetër që do të kërkojë të imponojë këndvështrimin e tij, qasjen e tij, interesin e tij”, deklaroi ai.

Sherifi shtoi se “Kurti më shumë do t’i kishte kontribuar Kosovës nga opozita, se sa që është në pushtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat