Alon Ben-Meir: Kurti ka të drejtë që dyshon në Vuçiqin, SHBA nuk duhet ta ndëshkojë Kosovën

Aktuale

Alon Ben-Meir: Kurti ka të drejtë që dyshon në Vuçiqin, SHBA nuk duhet ta ndëshkojë Kosovën

Më: 25 maj 2023 Në ora: 23:36
Alon Ben-Meir dhe Albin Kurti

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të drejtë kur dyshon te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe se ShBA e BE duhet ta kenë parasysh këtë gjë.

Ben – Meir, tha se ShBA nuk duhet të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Unë besoj se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik. Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, dhe si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë”, ka thënë ai.

Po ashtu, profesori amerikan tha se nuk ka asnjë arsye të pajtohet me një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Duke ditur se si funksionon presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shqetësimet për besueshmërinë e tij, nuk ka arsye të besohet se ai do të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat