Cramon komenton zhvillimet në veri dhe përplasjen me policinë atje!

Aktuale

Cramon komenton zhvillimet në veri dhe përplasjen me policinë atje!

Më: 29 maj 2023 Në ora: 11:59
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është pyetur në një konferencë për media për sjelljen e saj ndaj Policisë së Kosovës në veri ku i kishte pyetur se “çfarë dreqin po bëni”, ajo ka thënë se “se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë e nevojshme të qëndrojnë aty dhe se edhe në Gjermani kur ka marrë pjesë në protesta bënte të njëjtat pyetje”.

“Erdha në një situatë që ishte absolutisht e papërshtatshme. Ju keni shkopinj rreth jush, keni shtëpi banimi përreth dhe jeni të armatosur plotësisht si në një luftë civile, automjete të rënda të armatosura që për të gjithë ne janë absolutisht të papranueshme. Dhe për njerëzit në terren kjo është e frikshme dhe sigurisht që më duhet ta pyesja se çfarë dreqin po bën këtu dhe thashë se e di që nuk është faji i tyre. E di që nuk ndihen rehat, por sidoqoftë unë e bëj këtë pyetje”, ka thënë tutje ajo.

Po ashtu, ajo gjatë konferencës ka thënë se me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim konstruktiv dhe konfidencial

“Me kryeministrin patëm një takim shumë konstruktiv dhe konfidencial. Nuk do të zbuloj asnjë detaj. E di që ai jo vetëm që ka mbaruar takimet me mua, por ka pasur shumë njerëz të tjerë përreth gjatë fundjavës, që u përpoqën ta kontaktojnë dhe të flasin me të dhe ndërkohë që kjo varet nga qeveria. Dhe i takon qeverisë të marrë vendimet e nevojshme që nuk varen nga unë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka ritheksuar se ajo është një nga mbështetëset më të fuqishme të pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Por, sipas saj, ajo se çfarë po ndodh në veri të Kosovës nuk është aspak në rregull. Ajo ka thënë se zgjedhjet ishin të ligjshme, por kryetarët e rinj nuk mund të qeverisin me një apo dy për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat