Durmishi: Serbët nuk e sulmojnë vetëm VV-në

Aktuale

Durmishi: Serbët nuk e sulmojnë vetëm VV-në

Më: 29 maj 2023 Në ora: 21:05
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar për situatën në Veri, ku ka ironizuar me KFOR-in dhe gazetarët.

Sipas, Durmishit, KFOR’i dhe gazetarët “e kuptuan që Serbia nuk është vetëm kundër VV-së”.

”Edhe KFOR-i edhe gazetarët besoj që sot e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LV, por të gjithë ata që nuk flasin serbisht. Kështu ka qenë edhe në të 90-tat”, ka ironizuar Durmishi në Facebook.

Në Zveçan ka pasur përleshje në mes pjesëtarëve të KFOR’it si dhe protestuesve serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat