”Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë” – Gashi: Munden, por pastaj s’munden me rrëzu Kurtin

Aktuale

”Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë” – Gashi: Munden, por pastaj s’munden me rrëzu Kurtin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:49
Blerim Gashi

“Kryengritjen” e opozitës ndaj Qeverisë Kurti duke përfshirë edhe rrëzimin e ekzekutivit, Blerim Gashi po e sheh si të pamundur, madje e komentoi edhe duke e përdor frazën e njohur të kryeministrit ‘’Munden, por pastaj s’munden’’.

Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Gashi e ka cilësuar të pamundshme, pasi sipas tij demokracia në Kosovë është tjetër nivel dhe më s’kemi të bëjmë me ‘’banana qytetarë’’.

’’Munden, munden por pastaj s’munden me rrezu, sepse fatmirësisht demokracia jonë po funksionin aq mirë sa më i ndërru pushtetin. Po s’po i han më përrallat populli si në ’99,  2007 e këto. Po munden të jenë të kapura institucionet e ndërtimit të opinionit publik, por së paku rrjetet social po janë dispozicion për shprehje të lirë dhe një pjesë e vogël e mediave. Jo gjithçka është e kapur.’’, tha ai.

Ai ka thënë se edhe vet opozita e di, se në rast se mbahen zgjedhjet, me rezultate do të përfundojnë më keq se sa herën e fundit kur u organizuan ato pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

‘’Kjo opozitë e ka këtë punë. Besoj që kështu numrat munden me i bë bashkë. E provuan me Grenellin, e panë që në vitin 2023 Kosova dhe qytetarët e saj nuk janë banana qytetarë, banana Republikë. Nuk shkojnë këtu propozimet e Grenellit, 1, 2, 3,4, 5 rrezone Qeverinë dhe bëjeni do tjera me partnerë alternativë. Po me pas qenë cinik, carkastik iu kisha thënë bravo, kjo është gjeja më e mirë për demokracinë, shkoni në zgjedhje. Por edhe vetë e dinë që kanë me përfundu më keq se kur e rrezuan me zor.’’, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat