Çitaku: Ne jemi me qeverinë kur ballafaqohemi me Serbinë

Aktuale

Çitaku: Ne jemi me qeverinë kur ballafaqohemi me Serbinë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:02
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit, deklaroi se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të mos sillemi me arrogancë.

“A e dini ju cili është vendi më sovran në planet? Koreja e Veriut!

Në shekullin në të cilin jetojmë – kur bota është më e ndërvarur se kurrë më parë, ku ne synojmë që të bëhemi pjesë e aleancave rajonale, evropiane, transatlantike  – aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, deklaroi ajo për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Ne jemi me kryeministrin, ne jemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës kur vije puna te ballafaqimi me Serbinë, dhe kjo është një ndër arsyet kryesore pse ne kemi marr pjesë ne zgjedhje se s’kemi dashur ta lëmë kryeministrin vet aty”, u shpreh Çitaku, duke thënë se PDK e fton Kurtin që të ketë kujdes me veprimet që prekin aleancat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat