Simboli ”Z” i pushtimit rus, mbi kokat e ushtarëve të KFOR-it në veri

Aktuale

Simboli ”Z” i pushtimit rus, mbi kokat e ushtarëve të KFOR-it në veri

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:26
Ushtarëte KFOR-it

Dhjetëra ushtarë të KFOR-it, mbetën të plagosur si pasojë e protestave të dhunshme të huliganëve serbë, në veri të vendit, javën që e lamë pas.

Madje, situata e tensionuar, mori vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, ndërsa gjermanja Bild, specifikon sesi mbi kokat e ushtarëve të NATO-s, serbët, kishin zhgarravitur simbolin e pushtimit rus ”Z’’.

”‘’Z’’ bëhet simbol i protestës serbe kundër forcave të NATO-s në Kosovë”, shpjegohej mes tjerash ky moment i kapur në fotografi.

Image
Ushtarët e KFOR-it

Ndërsa ushtarakët e KFOR-it duket të pushonin në njërën prej zonave ku dhe po kryenin detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat