“Pati hatërmbetje nga ShBA, por marrëdhëniet e saj me Kosovën nuk janë në rrezik”

Aktuale

“Pati hatërmbetje nga ShBA, por marrëdhëniet e saj me Kosovën nuk janë në rrezik”

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Elmi Berisha, kryetar i Federatës Panshqiptare ‘Vatra’ vlerëson se me moskoordinimin e Qeverisë me ShBA-në rreth veprimeve të ndërmarrura në veri së fundmi, ka hatërmbetje nga shteti amerikan, por që sipas tij janë të tejkalueshme.

“Sigurisht që ka hatërmbetje nga ShBA rreth koordinimit të mundshëm që është dashur të bëhet paraprakisht me ambasadorin amerikan dhe kontaktet tjera atje, përfaqësues të ShBA-s. Por mendoj që këto janë të tejkalueshme dhe jemi në rrugë të mbarë të tejkalimit dhe të ecjes përpara. Ishte një raport i rastit”, tha Berisha.

Berisha tutje ka vlerësuar ambasadorin amerikan dhe punën e tij në Kosovë.

“Si Kosovë jemi me fat që e kemi një ambassador nga ShBA që e njeh shumë mirë gjendjen atje dhe proceset që i ka kalu Kosova tash e 30 vite. Ai në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme përfaqëson shtetin amerikan atje dhe ndihmon shqiptarët. Ka pas tensione të momentit, ka mungu koordinimi por asnjëherë nuk kanë qenë në rrezik marrëdhëniet ShBA-Amerikë. Dhe nuk besoj që do të lëvizin në atë. Vetëm duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të kemi një koordinim më të thellë me ambasadorin amerikan dhe shtetet e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Berisha në Tëvë 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat