Deliu-Kodra: Kurti mori vendime të pakoordinuara në veri

Aktuale

Deliu-Kodra: Kurti mori vendime të pakoordinuara në veri

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:50
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth situatës në veri të vendit.

Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Deliu-Kodra tha në Edicionin Special se Kurti ka bërë veprime të pakoordinuara në veri.

“Kosova e ka ndërtuar gjithë forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar bashkë me aleatët e saj. Deklaratat e pamenduara mirë, të papeshuara të kryeministrit se sekretari Blinken është naiv, nuk i ndihmojnë dhe nuk e forcojnë Kosovën”, tha Deliu – Kodra.

Sonte në Qeverinë e Kosovës, qëndruan dy mysafirë goxha të rëndësishëm.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte nikoqir i Gabriel Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Escobar dhe Lajçak, patën tri kërkesa për Kurtin.

Kërkesat janë: shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat