Manovi: Pa mërgatën, Kosova nuk ka mundësi të furnizohet me oksigjen

Aktuale

Manovi: Pa mërgatën, Kosova nuk ka mundësi të furnizohet me oksigjen

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:31
Mehmet Manovi

Mehmet Manovi, kryetar i Forcës së Diasporës (FeD) ka folur për ndikimin e shqiptarëve të Kosovës në diasporë dhe anasjelltas.

Juristi i cili jeton që 30 vite në Vjenë, theksoi se Kosova nuk ka mundësi “të furnizohet me oksigjen” pa mërgatën.

“Pa mërgatën, Kosova nuk ka mundësi të furnizohet me oksigjen. Atë duhet ta dijnë të gjithë, njëherë e përgjithmonë. Oksigjeni i shtetit të Kosovës dhe mushknitë e shtetit të Kosovës, qëndrojnë në mërgatë”, deklaroi ai.

Por në anën tjetër, sipas tij, edhe diaspora nuk shkëlqen “nëse Kosova është keq”.

Juristi Manovi bëri të ditur edhe hapat e parë të formimit të organizimit Forca e Diasporës.

“Ishte ajo koha kur duheshin ndryshime të mëdha të bëhen për shkak të lobimit…edhe u vërejt që ka nevojë për një organizim të tillë. Dhe filluam, jo vetëm nga ambasadori Walker, po me disa miq të Kosovës dhe me disa aktivistë shumë të mirë që ka Kosova në perëndim. Dhe mbrenda një kohë shumë të shkurtër u shtrim në tërë globin…kemi shku deri diku por nuk jemi të kënaqur, por megjithatë ajo çka ndodh në Kosovë bartet patjetër edhe në diasporë. Nuk shkëlqen diaspora, nëse Kosova është keq…Baza e diasporës është në Uashington, dhe jemi të rregjistruar edhe në Kosovë. Ky organizim vepron dy krahësh, krahu lobues dhe krahu politik. Krahu politik vepron në Kosovë, është i regjistruar si subjekt politik, ndërsa në Uashington dhe në Vjenë është i regjistruar të themi si shoqatë”, shtoi ai.

Mërgimtari nga Vjena potencoi se “diplomacia kosovare është jo për lakmi, e kemi vështirë me depërtu. Por megjithatë po bëjmë të pamundurën të bëjmë diçka”.

Forca e Diasporës është themeluar bashkë me ambasadorin William Walker, në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat