Hiqet edhe një pjesë e telave gjemborë në Zveçan

Aktuale

Hiqet edhe një pjesë e telave gjemborë në Zveçan

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:57
Pamje nga veriu i Kosovës

Situata raportohet të jetë e qetë mëngjesin e së martës në Zveçan.

Atu janë mbledhur sërish një grup i vogël qytetarësh lokalë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.

Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave gjemborë përreth ndërtesës komunale, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.

Më 29 maj atje kishte ndodhur një përleshje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat