Kurti në Panairin e Librit flet edhe me Kadarenë, i bëhet dhuratë “Aksidenti”

Aktuale

Kurti në Panairin e Librit flet edhe me Kadarenë, i bëhet dhuratë “Aksidenti”

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:54
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në edicionit e 23-të të Panairit të Librit, ku tha se dëshiron që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror, veçmas mbi të rinjtë.

I pranishëm në hapen e këtij edicioni të Panairit të Librit ishte edhe shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, për të cilin Kurti tha se e vlerëson kontributin e KAdaresë në formësimin e kombit shqiptar me anë të romaneve dhe poezisë së tij.

“Jemi shumë të nderuar dhe pafund të gëzuar që e kemi në mesin tonë, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare dhe më duhet të them që të gjithë ne jemi rritur me të, që do të thotë se vetëdija jonë për veten si komb shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismail Kadares. Ne atij jemi borxh sa s’thuhet”, tha Kurti.

I pari i qeverisë foli edhe me shkrimtarin e madh Kadare, ku ky i fundit i dhuroi atij të nënshkruar librin e tij “Aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat