Përfundon transferimi i ushtarëve turq në Kosovë

Aktuale

Përfundon transferimi i ushtarëve turq në Kosovë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:49
Ushtaret

500 ushtarë turq, që ishin si rezervistë, janë dislokuar në Kosovë për të forcuar misionin e KFOR-it, pas tensioneve në veri të vendit. Siç shkruan “Anadolu”, dislokimi i këtyre ushtarëve tashmë ka përfunduar.

Transferimi i batalionit komando erdhi pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s.

Një pjesë tjetër e batalionit komando të Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë e vendosur në rrethin Lüleburgaz të qytetit Kırklareli, e cila ishte caktuar si njësi rezervë, mbërriti në aeroportin ushtarak në Çorlu. Ushtarët turq pas përgatitjes në këtë vend, me avionë ushtarakë u nis drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı ndërsa më pas kaluan në kazermën “Sulltan Murat”, sipas raportimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat