Ja se kur do të mbahet testi me shkrim për pozitën drejtor i përgjitshëm në ShSKUK

Aktuale

Ja se kur do të mbahet testi me shkrim për pozitën drejtor i përgjitshëm në ShSKUK

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:19
ShSKUK

Kandidatët të cilët kanë plotësuar kritret për pozitën drejtor i përgjithshëm në ShSKUK neser do e mbajnë testin me shkrim.

Testi do të mbahet në Sallën e Konferencave Kati II- të në Objektin e Administratës Qendrore në ShSKUK/QKUK.

Testi do të përmbajë gjithsej 12 pyetje, ku dy pyetje do të jenë në formë të esesë, ndërsa 10 pyetjet tjera pyetje me zgjedhje të shumëfishtë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo do të jetë faza e parë e testit, ndërsa faza e dytë dhe përfundimtare është intervista me gojë.

Kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret që t’i nënshtrohen testit për këtë pozitë janë:

Basri Lenjani që ka qenë edhe ish drejtor i Emergjencës

Zef Ndrejaj që është drejtori aktual në Klinikën e Gjinekologjisë

Elvir Azizi ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë.

Haqif Gashi, zyrtar në administratën e SHSKUK-së si dhe

Sanije Gashi./GSh
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat