Lladrovci pret në takim kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin

Aktuale

Lladrovci pret në takim kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 15:02
Takimi i dy kryetarëve

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot, kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, të cilit i ka ofruar përkrahje në rast të bartjes së disa përgjegjësive, në kuadër të ligjit.

Ai, përmes një postimi në instagram ka shkruar se do i ofroi përkrahje në bartjen e përgjegjësive në Kuvendin e Zveçanit dhe miratimin e Kuvendit të Drenasit, për disa fusha, me qëllim të lehtësimit të punës së ekzekutivit të Zveçanit.

Postimi i plotë:

"Me kënaqësi, prita në takim, kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, me bashkëpunëtorë, ku diskutuam për mbarëvajtjen e qeverisjes komunale.

E sigurova z. Peci se do të ofrojmë përkrahje të plotë në rast të bartjes së përgjegjësive të cilat do të miratohen në Kuvendin e Zveçanit dhe miratimin e Kuvendit të Drenasit, për disa fusha, me qëllim të lehtësimit të punës së ekzekutivit të Zveçanit.

Kjo bartje e kufizuar e përgjegjësive në disa fusha, do të bëhet në pajtim me Ligjin për qeverisjen lokale dhe vullnetin e dy Asambleve, me besimin e plotë për zbatim të ligjshmërisë nga ana ime dhe z. Peci. Zveçani dhe tri komunat tjera në veri, nuk ka asnjë arsye të kenë stagnim deri sa ligji e ka paraparë mundësinë e tillë në funksion të mirëqenies së qytetarëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat