​Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare

Aktuale

​Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:40
Kryesia

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten e 15 qershorit.

Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet.

Ndërsa më pas seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara.

Njoftimi për seancën e së enjtes është bërë nga Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, e cila nuk u mbajt në mungesë kuorumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat