Ndalohet për 48 orë i dyshuari për organizimin e sulmeve ndaj KFOR-it në veri

Aktuale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për organizimin e sulmeve ndaj KFOR-it në veri

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:53
Milenkovic

Arrestimi i personit në fjalë ka ngjallur shumë reagime në veri, përkatësisht të Ura e Ibrit, me ç’rast është lëshuar alarmi i urgjencës dhe qytetarët serbë janë mbledhur.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me mjete të forta.

E tërë dita është shoqëruar me patrullime të shtuara të Policisë në këtë pjesë të vendit.

Ndërkohë, media raporton se Milenkovicit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga autoritetet e drejtësisë.

“Serbi M. M, i cili u arrestua në operacionin e sotëm të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” bëhet e ditur në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat