Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë ku po mbahen policët

Aktuale

Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë ku po mbahen policët

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:35
Pamje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dijnë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.

Ai shtoi se Serbia është vend jodemoraktik, që nuk brengoset për liritë dhe të drejtat e të burgosurve.

Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjtha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre.”-tha Sveçla.

Ndërsa Kurti tha se janë në kontakt me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për t’i vizituar policët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat