Kurti: Nuk bëjmë pazare

Aktuale

Kurti: Nuk bëjmë pazare

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:59
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë është pyetur nga gazetarët, nëse do të pranonte shkëmbimin e serbit të arrestuar ditë më parë në veri me lirimin e tre policëve të kidnapuar një ditë më parë.

Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale  e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë".-tha ai.

 Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet. Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahasohen këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji u shpreh Kurti duke shtuar tutje se nuk dinë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim.

"Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Begoradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat