Kurti: Ndërkombëtarët garantuan se Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje

Aktuale

Kurti: Ndërkombëtarët garantuan se Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:07
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se ndërkombëtarët i kanë premtuar atij më 17 mars, një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër, se nëse ka dakordim për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, Lista Serbe do të merrte pjesë në zgjedhje.

Një ditë para se të shkojmë në Ohër për atë aneksin e zbatimit, neve faktorët ndërkombëtarë na kanë premtuar: nëse bëhet aneksi i zbatimit në Ohër, ne ju garantojmë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje”, tha Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Unë kam qenë i gatshëm që Lista Serbe me marrë pjesë në zgjedhje, përkundër asaj çka kanë thënë për mua e çka i kanë bërë Republikës tonë politikanët e Listës Serbe. Unë kam qenë i gatshëm”, tha ai.

Kurti tha se përkundër zgjatjes së afatit të regjistrimit të partive për të garuar në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore, Lista Serbe nuk aplikoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat