Policia e Kosovës në raportin 24-orësh: Policia serbe hyri thellë në territorin tonë, i rrëmbeu tre policët tanë

Aktuale

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh: Policia serbe hyri thellë në territorin tonë, i rrëmbeu tre policët tanë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të mërkurën rreth orës 12:00, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u rrëmbyen nga Policia e Serbisë, në Leposaviq.

Policia e Kosovës tanimë përmes raportit të saj 24-orësh, thotë se Policia serbe ka hyrë thellë në territorin e Kosovës dhe ka kryer këtë akt.

Po ashtu, tre policët kishin qenë në pikë statike duke kryer detyrën zyrtare dhe më pas, forcat serbe i kanë dërguar në drejtim të Serbisë.

“Tre Sav, Leposaviq 14.06.2023 – 11:56. Raportohet se Policia e Serbisë  ka hyrë thellë në territorin e Republikës së Kosovës dhe kanë kidnapuar (rrëmbyer/kindapuar) tre  zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në pikë statike, në kryerje të detyrës zyrtare, më pas i kanë dërguar në drejtim të territorit të Serbisë”, thuhet në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat