Hoti: Për shkak të qëllimeve elektorale po rritet rëndësia e Rezolutës 1244

Aktuale

Hoti: Për shkak të qëllimeve elektorale po rritet rëndësia e Rezolutës 1244

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:28
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherit, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se situatat e krijuara në Kosovë janë duke ngritur rëndësinë e Rezulotës 1244.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se një gjë e tillë paraqet hapa mbrapsht.

“Për shkak të: (1) mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave shtetërore të Kosovës, (2) ndjekjes së qëllimeve të ngushta elektorale në vendime të natyrës strategjike e të sigurisë nacionale, si dhe (3) pa koordinim me aleatët në këto vendime, po krijohen situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhim të sfidave të sigurisë në Kosovë. Kjo përbën kthim prapa. Në qeveritë paraprake, në pamundësi që Rezoluta 1244 të anulohet formalisht në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, është punuar me aleatët në zbehjen totale të rëndësisë së saj. Kjo qasje ka përfshirë edhe raportimin më të rrallë në OKB dhe me përfaqësim gjithnjë e më të ulët nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të kthejë bashkëpunimin me aleatët të cilin e cilëson si “të domosdoshëm”.

“Shpresoj që këto situata të mos jenë të pakthyeshme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, e cila duhet të kthejë menjëherë normalitetin në vend dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të domosdoshëm me aleatët”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat