Osmani në Luksemburg pritet nga Duka i Madh, temë e takimit edhe situata në veri të Kosovës

Aktuale

Osmani në Luksemburg pritet nga Duka i Madh, temë e takimit edhe situata në veri të Kosovës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:31
Presidentja Osmani sot ka shkuar në Luksemburg.

Presidentja Vjosa Osmani nga Strasburgu ku dje mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, sot ka shkuar në Luksemburg.

Atje është pritur nga Duka i Madh Henri, i cili njoftoi për takimin dhe agjendën e diskutimit me Osmanin.

“Duka i Madh ka pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim në Luksemburg në kuadër të një vizite pune. Situata në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale ishin në agjendën e bisedës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dukës.

Duka i Madh në Luksemburg ka në funksion përfaqësimin e vendit të tij në politikën e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat