Kurti: Të mbrohen zgjedhjet e lira, integriteti territorial e sundimi i ligjit

Aktuale

Kurti: Të mbrohen zgjedhjet e lira, integriteti territorial e sundimi i ligjit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të ruhen vlerat që i përcakton Kushtetuta.

Ai ka theksuar se posaçërisht duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të drejta, integriteti territorial e sundimi i ligjit.

“15 vjet më parë, Kushtetuta jonë ka hyrë në fuqi.

Si shumë të tjera, e jona është një përzierje idealesh parimore dhe koncesione pragmatike. Le të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të saj më të mëdha – të tilla si të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat