Këshilltari i Kurtit i drejtohet BE-së e SHBA-së: A kemi ende një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Aktuale

Këshilltari i Kurtit i drejtohet BE-së e SHBA-së: A kemi ende një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:39
Jeton Zulfaj dhe Albin Kurti

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka drejtuar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ka ende një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Zulfaj këtë pyetje e ka bërë duke renditur disa zhvillime kronologjike, që nga propozimi i marrëveshjes nga BE-ja, që në fillim quhej edhe propozim franko-gjerman. Ai ka thënë se Kosovës iu bë presion që ta pranojë atë.

Këshilltari i Kurtit thotë se pasi Kosova e pranoi, kërkoi që të nënshkruhet marrëveshja, gjë që Serbia nuk e ka bërë.

Pastaj thotë se Serbia kufizoi implementimin, duke shkelur paragrafët 2,3 dhe 4 të marrëveshjes.

Zulfaj thotë se nuk u dënua fare Serbia dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj shtetit serb.

“A kemi ende një marrëveshje, BE, Gjermani, Francë dhe SHBA?”, pyet Zulfaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat