Beyer: Të ruhet liria e mediave në Kosovë

Aktuale

Beyer: Të ruhet liria e mediave në Kosovë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:14
Peter Beyer

Politikani gjerman, Peter Beyer, ka bërë një reagim përmbledhës për situatat e krijuara në Kosovë.

Ish-raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës thotë se duhet një shtensionim i menjëhershëm në Kosovë.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe lirinë e mediave dhe të shprehjes, duke thënë se ato duhet të ruhen pa kushte.

Situata në Kosovë vazhdon të eskalojë dhe mbetet e paqartë. Tani na duhet një shtensionim i menjëhershëm. Liria e shtypit, medias dhe liria e shprehjes duhet të ruhen pa kushte, ashtu si përkrahja e NATO-s, duke ofruar siguri dhe stailitet”, ka shkruar Beyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat