Kurti: Sulmi ndaj ekipeve të mediave në veri ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë

Aktuale

Kurti: Sulmi ndaj ekipeve të mediave në veri ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar dy prej gazetarëve dhe kameramanëve të lënduar në Leposaviq nga grupe kriminale.

Kurti ka shkruar se sot është më i bindur se dje që sulmi ndaj ekipeve të mediave të premten, ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë: frikësim dhe zmbrapsje.

“Pleurat Salihut dhe Albin Rrahmanit ju uroj shërim të shpejtë dhe punë të mbarë sapo t’i kthehen terrenit. Shërim të shpejtë ju uroj edhe gazetarëve Dorentina Thaqi, Laura Kerolli dhe Qendresa Sinani, si dhe kameramanëve Bardh Bekteshi dhe Ardijan Shala. Kosova është Republikë e lirë. E tillë do të jetë gjithmonë. I falënderoj gazetarët dhe kameramanët për punën e guximshme dhe raportimin e saktë nga komunat në veri, që më së miri kanë nxjerrë në dritë se me kë përballemi atje si shtet e shoqëri. Sundimi i ligjit është mburoja më e mirë, për të gjithë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat