KFOR-i tregon pse u hoqën billbordet falënderuese për ta dhe UÇK-në

Aktuale

KFOR-i tregon pse u hoqën billbordet falënderuese për ta dhe UÇK-në

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Qytetario nga Deçani, Kastriot Hulaj, në pronën e tij tha se ka vendosur një billbord me mbishkrimin “Faleminderit UÇK”, ku në të ishte edhe logoja e NATO-s.

Por, sipas tij, kjo pano u largua me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it italian, pa asnjë arsye.

Në lidhje me këtë largim, Klankosova.tv ka kontaktuar me KFOR-in, ku në një përgjigje nga ta thuhet se “heqja u krye nga autoritetet lokale”.

“KFOR-i ka vërejtur se përmbajtja e billbordeve nuk ishte koherente me politikën e komunikimit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Tutje, Hulaj tha se rrënimi ndodhi pikërisht në ditën kur në billbord vendosi akronimin “UÇK”, sepse sipas tij, panot ishin aty tash e disa muaj.

“Gjithsesi, qytetar të Deçanit e ju ish ushtarë të vërtetë të UÇK-ës mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë llogo (të njëjtën)”, tha Hulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat