Rexhaj e Qalaj fajësojnë Serbinë për situatën në veri

Aktuale

Rexhaj e Qalaj fajësojnë Serbinë për situatën në veri

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 22:31
Arbër Rexhaj

Pozitë e opozitë janë përballur për veriun në emisionin RTK Prime. Derisa, deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj situatën e fundit në veri e sheh si shtrirje të sovranitetit nga ana e institucioneve të vendit, duke i fajësuar grupet kriminale dhe presidentin serb për tensionim të situatës atje. Nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj e sheh më ndryshe situatën në veri.

Sipas tij, ndonëse Qeveria e vendit kishte qëllimin e mire për ta shtrirë sovranitetin në veri, gaboi në hapa strategjik, duke e kthyer situatën në favorin e Serbisë.

Kur dihet, siç tha Qalaj, se e gjithë bashkësia ndërkombëtare ishte në vlugun e presionit ndaj Serbisë për t’i vënë sanksione Rusisë dhe situata e krijuar në veri, zhvendosi gjithë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Arbër Rexhaj nga VV-ja duke folur për situatën e fundit në veri të vendit ka thënë se Serbia në këtë rast ka treguar karakterin e saj shtetëror, shovinist që ka e sidomos apetitet ndaj Kosovës.“Ajo ka vazhduar me këtë karakter edhe në të kaluarën por edhe tash, e sidomos në pengmarrjen e policëve kufitar të Kosovës, duke e shkel sovranitetin e vendit”, ka thënë Rexhaj.

Tutje ai ka thënë se këtë e ka bërë pikërisht pas marrëveshjes së Ohrit ku janë pajtuar të dyja palet për atë marrëveshje.

 “Në marrëveshjen e Ohrit janë pajtuar që të dyja palët të mos përzihen në çështjet e brendshme. Mirëpo këtu ka tendencë të Serbisë dhe grupeve kriminale që përmes tensioneve madje edhe me grupe të armatosura ta mbajnë veriun në gjendje tensioni”, tha Rexhaj, duke shtuar se institucionet e sigurisë së Kosovë janë treguar të matura.

Ai ka thënë se problemi në veri me përmbajtje është në sundim të ligjit.

“Kjo për faktin se jo vetëm tash por edhe përherë atje ka pasur grupe të armatosura të cilat pos kundër shtetit të Kosovës, kanë qenë edhe kundër serbëve lokal. Kur vjen çështja e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, menjëherë vjen Lista Serbe, menjëherë vjen Vuçiqi të cilët kanë vetëm një tendencë, frikësimin e qytetarëve serb atje”, tha Rexhaj.

Po ashtu sipas tij, Serbia e përdor veriun e Kosovës për çështje të veta politike.Ndërkaq, Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se problemi në veri të vendit më herët ka qenë problem politik, dirsa aktualisht është kthyer në problem të sigurisë në vend.

“Aktualisht problemi në veri është problem i sigurisë, për shkak të një mori ngjarjeve që kanë ndodhur atje. Me gjithë këto ngjarje janë dy akter, Qeveria e Kosovës dhe presidenti i serbisë. Qeveria e Kosovës me marrjen e disa vendimeve që në aspektin legal kanë qenë krejt në rregull, mirëpo me një implementim në aspektin strategjik të gabuar. Me shumë gabime në hapa dhe operacione të menduaar jo-mirë edhe pse qëllimi ka qenë i mirë, mirëpo implementimi i qëllimit ka shkuar në favor të serbisë”, tha Qalaj në RTK Prime.

Sipas tij, me veprimet e Qeverisë së Kosovës, pa dashje kemi rënë në grackën e serbisë.

“Duke e ditur që faktori ndërkombëtarë ka ëbërë presion mbi Serbinë që t’i vëjë sanksione Rusisë dhe në vlugun e këtyrë presioneve u krijua situata në veri dhe e tërë vëmendja u vendos në drejtim të Kosovës, në drejtim të katër komunave veriore, ku ndodhën një mori ngjarjesh”, ka thënë Qalaj duke shtuar se e gjithë kjo situatë ka shkuar në favorin e serbisë.

Ai tha se situata e fundit në veri është shumë e rëndë për shkak të kidnapimit të tre policëve sipas një skenari të parapërgatitur serb.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat