KMDLNJ: Ndërtimtaria – rrezikuesi më i madh i punëtorëve

Aktuale

KMDLNJ: Ndërtimtaria – rrezikuesi më i madh i punëtorëve

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:07
Ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) kanë reaguar në lidhje me rrezikshmërinë e punëtorëve në ndërtimtari.

Ssipas tyre “Ndërtimtaria në vend është rrezikuesi më i madh i jetës së punëtorëve”.

Sipas një reagimi për media thuhet se Kosova në përgjithësi kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe, madje punohet edhe gjatë natës.

Tutje përmes reagimit të tyre thonë se numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve që kanë pësuar lëndime në vendin e punës, dhe dy rastet e kësaj jave (në Prizren dhe në Gjilan) janë dëshmi që gjendja në këtë sektor nuk është përmirësuar fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat