“Urrejtje patologjike”/ Lirim Gashi “shpërthen” ndaj opozitës – kjo është lutja publike për kryeministrin Kurti!

Aktuale

“Urrejtje patologjike”/ Lirim Gashi “shpërthen” ndaj opozitës – kjo është lutja publike për kryeministrin Kurti!

Nga: M.H. Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:46
Kryeministri, Albin Kurti

Analisti Lirim Gashi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me shpifjet që opozita po vazhdon të bëjnë kundër kryeministrit Kurti.

Sipas tij shpifja më e madhe e opozitës është që të njejtit po mundohen të lënë në Kurtin në pozitën e një antiamerikani.

“Sepse Albini është parimor, i shkolluar, i arsimuar, i ndershëm, i pakorruptuar, trim dhe atdhetar, gjë që nuk mund të thuhet për ta”, përcjell “Bota sot”.

Gashi rendit disa nga dëmet që opozita ka bërë e që po tentojnë të ia lëjnë Kurtit.

Postimi i plotë

Krerët e opozitës sonë, në pamundësi për të justifikuar urrejtjen patologjike ndaj Albin Kurtit me logjikë të shëndoshë, vazhdimisht shpifin ndaj tij.

Disa kanë shkuar aq larg në urrejtjen e tyre patologjike ndaj tij, saqë lobimin e tyre në SHBA, të financuar nga paratë e taksapaguesve kosovarë, e kanë mbushur me shpifje të ulëta, të pabaza, dinake dhe dredharake që janë karakteristike për plakat magjistare që bëjnë magji të zeza natën në varrezat e fshatit, lakuriq dhe me fshesa mes këmbëve si shtriga.

Por shpifja më e ulët, më e pafytyrë, më e pabazë dhe më e rrezikshme është ajo që e përshkruan atë si antiamerikan.

Kjo shpifje jo vetëm që nuk qëndron, por është diametralisht e kundërt me botëkuptimet e Albin Kurtit, i cili asnjëherë nuk ka pasur dilema për perceptimet e tij patriotike, demokratike dhe kozmopolite, të cilat i nënshtrohen në mënyrë të pamohueshme vlerave të vërtetuara njerëzore, kombëtare dhe universale.

Pse e bëjnë këtë?

Sepse Albini është parimor, i shkolluar, i arsimuar, i ndershëm, i pakorruptuar, trim dhe atdhetar, gjë që nuk mund të thuhet për ta.

Lind pyetja, pse e etiketojnë Albinin si antiamerikan, çfarë dëmi i ka shkaktuar ai SHBA-së?

A është ai antiamerikan, vetëm se mbron me mjete legale, legjitime dhe ligjore , territorin e vendit të tij të larë me gjakun e pafajshëm shqiptar ndër shekuj ?

A është ai antiamerikan, pse është kundër pasardhësve të Millosheviqit dhe Sheshelit në Qeverinë e Serbisë, të cilët kanë të njëjtat aspirata kundër shqiptarëve të Kosovës si babai i tyre politik?

Si mundet kryeministri i Kosovës të jetë antiamerikan, vetëm pse është kundër politikës luftënxitëse, kanibaliste dhe gjenocidale të qeverisë serbe ndaj popullit dhe vendit të tij, të çliruar dhe krijuar nga e njëjta Amerikë?

Betohem në flamurin e shenjtë dykrenorë, që kur shqiptarët një ditë të kuptojnë se çfarë metodash të ulëta, të pista dhe intriguese përdorën kundërshtarët e tij politikë për të bërë një luftë speciale të pistë kundër tij dhe sa para të pista investuan në media për t'ia krijuar atij një imazh në kundërshtim me karakterin e tij të vërtetë, do të vjellin nga neveria dhe tronditja që me votat e tyre mbajtën në pushtet për dy dekada me radhë, njerëz të tillë të dhunshëm, mashtrues, dinakë, shpifës, lakmitarë, të korruptuar, të shitur dhe të nënshtruar.

Nuk është faji i Albinit që ata në bashkëpunim me shërbimet inteligjente ruse dhe franceze i dhanë Serbisë veriun e Kosovës.

Nuk është faji i Albinit që ata ishin të korruptuar, të pistë, dinakë, vrasës të poshtër, hajdutë të dhunshëm dhe lakmitarë të pangopur.

Albini nuk i ka krijuar me një karakter të tillë, i ka krijuar nëna natyrë.

Nuk është faji i Albinit që në negociatat e Brukselit vazhdimisht lëpinin bythet e negociatorëve serbë, duke ua dhënë veriun e Kosovës dhe duke i lënë pas një mollë sherri kombit të tyre të rraskapitur, të torturuar dhe të grabitur.

A nuk e shohin ata se ne sot e asaj dite e hamë atë mollë sherri që po na helmon vazhdimisht mendjen, trupin dhe shpirtin.

Nuk është faji i Albinit që BE-ja vazhdimisht dërgon ndërmjetës në Kosovë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç është Jozef Borrell, i cili lirisht mund të quhet Rrahman Morina i Katalonisë, sepse ai ia mohon kombit të tij të drejtën për të jetuar i pavarur nga ish shteti nazist i Spanjës.

Nuk është faji i Albinit që ndërmjetësit e Brukselit duan të blejnë besnikërinë e Serbisë klero-fashiste duke i dhënë veriun e Kosovës.

Shtrohet pyetja, si nuk u vjen turp ta bëjnë këtë kur Serbia, pas ardhjes së Vuçiqit në pushtet, vazhdon politikën e paraardhësit të tij Millosheviq, me metoda shumë më perfide?

A nuk është dëshmi e kësaj gjendja në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë?

Shtrohet pyetja se si ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi mund të jenë aq të pafytyrë dhe të paskrupullt saqë të injorojnë të gjitha faktet që flasin për fajin e Serbisë dhe pafajësinë e Kosovës vetëm për të blerë besnikërinë e Serbisë duke i dhënë veriun e Kosovës?

Mund të jenë, sepse kur ish-krerët e shtetit tonë e shesin territorin e larë me gjakun e njerëzve të tyre të pafajshëm për të shpëtuar bythën e tyre të pistë, pse duhet të na mëshirojë një spanjoll që nuk ka mëshirë as për popullin e tij katalanas?

Çfarë mëkati ka bërë Albini ndaj Amerikës apo kombit të tij, që tetëdhjetë për qind e analistëve të Kosovës të ngrihen në këmbë për ta bërë punën e kolegëve të tyre serbë nga Serbia, të cilët fërkojnë duart nga gëzimi kur shohin se kolegët e tyre të poshtër, budallenj, dinakë dhe tradhtarë nga Kosova janë kaq të pabesë ndaj kombit dhe shtetit të tyre?

A është mëkat të jesh kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kapjes së shtetit, vrasjes së kundërshtarëve politikë, manipulimit të tenderave, privatizimit mafioz, vjedhjes së thesarit, manipulimit të falimentimeve të ndërmarrjeve shtetërore, privatizimit të doganave, ndërtimeve pa leje, uzurpimit të gjyqësorit, gjykates speciale, Asociacionit, demarkacionit, grabitjes së pronës publike e kështu me radhë?

Albini nuk i ka bere keto gjera te shemtuara, por ata qe i ndertojne nje imazh te rrejshem per te shpetuar bythën e tyre te ndyre.

Nuk e di a e kuptoni që Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Valon Syla e urrejnë më shumë Albinin se vetë Vuçiqin.

Pyetja është pse?

Sepse është koha e lakejve, zagarëve, shpifësve, intrigantëve, fanatikëve, hajdutëve, tradhtarëve dhe injorantëve të pafytyrë.

Çuditërisht, analistët tanë të shitur që paguhen nga kriminelët më të këqij apo nga ish-krerët më kuislingë të ish-qeverive tona, vazhdimisht arrijnë të krijojnë një xhungël aq të dendur shpifjesh rreth personalitetit të Albinit, saqë e vërteta e hidhur që ata vetë e shitën veriun e Kosovës nuk shihet askund.

Fatkeqësisht, në këtë xhungël intrigash, shpifjesh, manipulimesh e mashtrimesh, ndonjëherë e humb rrugën edhe vetë Albini.

I dashur Albin, të lutem dëgjo amerikanët dhe tërhiqe Lulzim Hetemin nga zyra, se ai nuk mund të punojë në rrethana të tilla fatkeqe.

Mos i bëjë vetes telashe shtesë të panevojshme duke u dhënë njerëzve të pafytyrë justifikime të lira për të të sulmuar, sepse atëherë gjërat e mira që bën nuk mund të shihen as nën mikroskop.

Të lutem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat