Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Pollo: Deklarata e Ramës tregoi raportet e tij miqësore me Vuçiçin dhe padobinë e Ballkanit të Hapur

Aktuale

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Pollo: Deklarata e Ramës tregoi raportet e tij miqësore me Vuçiçin dhe padobinë e Ballkanit të Hapur

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 22:21
Edi Rama dhe Genc Pollo

Ish-ministri Genc Pollo është shprehur se deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës, treguan miqësinë e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe padobinë e Ballkanit të Hapur.

Komentet Pollo i bëri në studion e emisionit “Open” në News24, po diskutohet për prapaskenat e lirimit të tre policëve të Kosovës.

Nga ana tjetër, ish-ministri Paskal Milo është shprehur se ka pasur rakordim lidhur me tensionet në very të Kosovës mes SHBA-së, BE-së dhe Beogradit.

“Fillimi i dialogut është më e mira për Kosovën. Për policët e rrëmbyer, qe një rast ku u prononcua dhe Rama. Tha gjëra që duhen, por pikërisht kjo deklaratë tregoi padobinë e Ballkanit të Hapur dhe raportet miqësore me Vuçiç. Edhe vetë Rama tha që rrëmbimi i tyre ishte një gjë e rëndë. Kjo tregoi kufizimet e mëdha që kanë këto dy nismat e Ramës”, u shpreh Pollo.

Ndërsa ish-ministri i jashtëm Paskal Milo, tha se ka pasur një koordinim BE-Beograd-Uashington.

“Nuk besoj që Vuçiç do mund të respektonte kaq shumë mikun  e tij Orban sa të bënte një veprim të tillë. Nuk e besoj pasi loja e politikës ka interesa më të mëdha se miqësia e tyre. Mund të supozojmë se Orban i ka kërkuar dhe ka biseduar me Vuçiç, por për mua arsyeja është presioni i madh që lideri serb ka pasur. Ai s’ka mundur ta vazhdonte këtë gjë më tej , pasi presioni po rritej. Lirimi është bërë disa ditë pasi Vuçiç ka takuar Borrell. Besoj se ty ka bërë premtimin për t’i liruar. Nuk mund të përjashtoj që Rama mund ta ketë biseduar këtë çështje me Orban. Ne nuk jemi të sigurt se në çfarë mase është bërë dhe çfarë ka marrë përsipër Orban. Në Beograd këto ditë ka më tepër vëmendje për mesazhet e Brukselit dhe Uashingtonit. Tjetër faktor ishte telefonata e Blinken me Vuçiç. Ka një koordinim, për trekëndëshin Beograd-Bruksel-Uashington”, u shpreh Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat