Presidenti i Malit të Zi komenton zhvillimet në veriun e Kosovës

Aktuale

Presidenti i Malit të Zi komenton zhvillimet në veriun e Kosovës

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 18:43
Jakor Milatoviq

Jakor Milatoviq, president i Malit të Zi, ka thënë se shteti që e drejton është në mbështetje të dialogut Kosovë- – Serbi.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut. Stevo Pendarovski.

Gjatë kësaj konference, presidenti i ri i Malit të Zi, tha se shpreson në de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.

Ai e ka bërë si shumë të rëndësishëm dialogun Kosovë – Serbi për të ecur përpara.

 “Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Shpresojmë për një de-përshkallëzimin të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, ka deklaruar ai, transmeton Vijesti.

Në Veriun e Kosovës tash e disa javë ka tensione, në disa raste ka pasur edhe sulme të protestuesve të dhunshëm serbë ndaj pjesëtarëv të KFOR’it, Policisë së Kosovës dhe punonjësëve të meiave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat