Plani franko-gjerman/ Arifi: Ja përse Kosova përfiton nga kjo marrëveshje

Aktuale

Plani franko-gjerman/ Arifi: Ja përse Kosova përfiton nga kjo marrëveshje

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:33
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritero Arifi 

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritero Arifi komentoi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë shqiptarët janë të parët që duhet t’i japin zë dhe ta çojnë përpara planin franko-gjerman.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se thirrja e Ramës ishte shumë e logjikshme dhe vëllazërore.

Më tej ai theksoi se plani franko-gjerman është një marrëveshje shumë e mirë, pasi de-fakto Kosova njihet si shtet i pavarur.

“Thirrje shumë e logjikshme, shtetërore dhe vëllazërore. Mos të harrojmë se para të bëhet marrëveshja franko-gjermane, Kurti ka dhënë indicie që është marrëveshje shumë e mirë. Kur e kanë pranuar qeveria e Kosovës marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohërit, ka thënë se është një marrëveshje shumë e mirë që në njëfarë mënyre de-fakto e njeh Kosovë. Vetë qeveria e Kosovës e ka lavdëruar pozicionin e saj në raport me këtë plan. Ky plan do e avancojë Kosovën në integrimet evropiane. Ky plan do i jepte argumente të fuqishme partnerëve tanë që të lobojnë për Kosovën në vendet që nuk e kanë njohur. Kosova vetëm do të fitonte nga kjo perspektivë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat