Sanksionet ndaj Kosovës/ Reagon Abdixhiku: Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian

Aktuale

Sanksionet ndaj Kosovës/ Reagon Abdixhiku: Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:18
Lumir Abdixhiku

Në media u raportu se Kosova nuk është pjesë e një marrëveshjeje që Maqedonia e Veriut po nënshkruan me BE-në për programin e Evropës Digjitale. Kjo marrëveshje siç thuhet peshon 7.5 miliard euro.

Për këtë ka reaguar kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se sanksionet ndaj Kosovës, janë avancim për Serbinë.

Postimi në Facebook:

Pezullim i fondeve të BE-së;

Pezullim i MSA-së,

Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,

Pezullim i vizitave bilaterale.

Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.

Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi

Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.

Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat