“Ballkani i hapur u mbyll”, reagon deputetja e LVV-së: Kaq për largpamësinë e Ramës dhe këshillave të tij për Kosovën

Aktuale

“Ballkani i hapur u mbyll”, reagon deputetja e LVV-së: Kaq për largpamësinë e Ramës dhe këshillave të tij për Kosovën

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Edi Rama i cili kohë më parë i dha zë dhe mbështeti Ballkanin e hapur, ka deklaruar se misioni i tij ka përfunduar.

Për këtë ka reaguar deputetje e VV-së, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se kaq është largpamësia e Ramës dhe këshillve të tij.

Postimi në Facebook:

Me 14 nëntor 2022 Rama deklaronte se Ballkani Hapur është projekti i përhershëm, jo Procesi i Berlinit.

Me 1 korrik 2023 Rama deklaron se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin dhe se tash futemi në Proces të Berlinit.

Kaq për largpamësinë e tij dhe këshillave të tij për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat