Rrahmani: Nuk besoj që ShBA këshillon diçka që është në kundërshtim me interesin e Kosovës

Aktuale

Rrahmani: Nuk besoj që ShBA këshillon diçka që është në kundërshtim me interesin e Kosovës

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 06:19
Eman Rrahmani

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani thotë se arritjet e Kosovës deri në këtë kohë janë bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuata të Amerikës dhe aleatët e tjerë.

“Natyrisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm tash, po çdoherë kanë qenë në anën e Kosovës. Neve arritjet deri këtu i kemi pasur në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë procese janë udhëhequr dhe janë zhvilluar nga shtetet mike si ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia dhe vendet tjera të cilat kanë kontribuar dhe kanë mbështet Kosovën”, ka thënë Rrahmani.

Tutje ai ka shtuar se nuk beson që ShBA këshillon diçka që është në kundërshtim me interesin e Kosovës

“Po ashtu edhe në këtë proces mendoj se duhet të dalim bashkërisht nga kjo situatë. Unë nuk besoj që ShBA këshillojnë për të keq diçka që është në kundërshtim me interesin e Kosovës. Ekziston mundësia e bashkëpunimit dhe daljes prej kësaj situate që jemi në veri. Akush s’mund të mohoj atë të cilën kryeministri ka deklaru që angazhimi dhe puna që është bërë, është bërë sipas ligjeve të Kosovës, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe për zbatueshmërinë e ligjit, ruajtjen e integritetit dhe shtrirjen e sovranitetit edhe në veri. Këto nuk mund t’i mohojë askush”, ka shtuar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat