Rrahmani thotë se deputetët e VV-së e mbështesin Kurtin për veriun, por kanë edhe kërkesa ndaj tij

Aktuale

Rrahmani thotë se deputetët e VV-së e mbështesin Kurtin për veriun, por kanë edhe kërkesa ndaj tij

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 06:27
Albin Kurti dhe Eman Rrahmani

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie e mbështet kryeministrin Albin Kurti sa i përket çështjes së veriut të vendit.

Rrahmani tha se përveç mbështetjes ata kanë edhe kërkesa ndaj Kurtit për siç tha ai, kujdesin që duhet ta ketë kryeministri në raport me miqt ndërkombëtarë.

“Mbështetje për të gjitha veprimet nuk mund të ketë për askënd asnjëherë, për shkak se mund të ketë qëndrime. Sa i përket çështjes së veriut e ka mbështetjen, por edhe kërkesat të cilat vijnë bashkë me mbështetjen, kërkesat që të ketë kujdes në aktivitetet që bënë, të ketë kujdes në raport me miqtë tanë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Gjermania, Turqia e të tjera, por natyrisht që duhet të angazhohemi që në këtë situatë dhe në secilën situatë në zhvillimet që i ka Kosova nuk mund të ecë vetë pa miqtë të cilët kanë ardhë deri këtu, dhe të cilët do të vazhdojë edhe tutje”, tha Rrahmani.

Teksa për kryeministrin Kurti tha se “nuk mund të ecë askush vetë, nuk mund të ecë pa miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat