Mesazhi i fuqishëm i kryeministrit të Holandës dhe të Luksemburgut për tensionet në veri, deklarohet edhe Kurti

Aktuale

Mesazhi i fuqishëm i kryeministrit të Holandës dhe të Luksemburgut për tensionet në veri, deklarohet edhe Kurti

Nga: Bota sot Më: 4 korrik 2023 Në ora: 08:49 Përditësuar në ora: 13:42 më 04.07.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Holanda dhe Luksemburgu të gatshme për të ndihmuar Kosovën në deeskalimin e situatës

Holanda e Luksemburgu kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë Kosovën në deeskalimin e situatës. Homologët e kryeministrit Albin Kurti, nuk kanë bërë fajtorë asnjërën palë për këtë situatë, veçse kanë deklaruar se duhet të zbatohet udhërrëfyesi i Bashkimit Evropian. Mark Rutte dhe Xavier Bettel thanë se duhet të ketë fokus në procesin hap pas hapi dhe se nuk do të ketë fitues në fund, në rast të konflikteve.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se është bërë gabim i madh kur nuk është nënshkruar marrëveshja bazë, për çka konsideroi se kjo ka hapur derën për shkelje dhe mosimpelementim marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi i 18 marsit.

Kurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes, gabim i madh

“Lajmi i mirë është se kemi një marrëveshje dhe kjo duhet të vlerësohet sepse kjo është mundësuar nga BE, nën patronatin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian dhe kemi arritur një marrëveshje, ishte e paimagjinueshme dy vite më parë... Çdo student që studion shkenca politike ose marrëdhënie ndërkombëtare i lexon këto 11 pika të marrëveshjes bazë do të vijnë në përfundim që kjo është një njohje de-facto. Gjithsesi, vështirësitë që kemi është mungesa e implementimit dhe besoj se mungesa e implementimit të fillojë duke lënë këtë proces të kalojë pa nënshkrim nga të dyja palët. Ky është një gabim i madh sepse mosnënshkrimi i marrëveshjes e ka hapur derën për shkeljen apo implementim. Çka duhet është implementim i shpejt i të gjitha pikave, pa parakushte apo vonesa”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi se nuk duhet të drejtohet gishti tek fajtori për tensionimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se të dyja palët duhet t'i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së.

Rutte: Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori

"Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori, Kosova apo Serbia. Sepse kjo nuk ndihmon situatën. Dëshirojmë të jemi ndihmues dhe të kthehemi tek hapat e mërzitshëm, tek qasja hap pas hapi. Në shkurt kemi pasur një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca dhe Komisioni Evropian dhe të punojmë në të gjithë ata hapa. Duhet të sigurojmë që të gjitha palët do të përmbushin propozimet e veta. Pajtohem me ju se çdo gjë nuk është implementuar”, tha kryeministri holandez.

Rutte shtoi se kanë pasur diskutime të gjata në Beograd dhe Prishtinë për deeskalimin e situatës. Po ashtu, theksoi se janë të gatshëm që të ndihmojnë në Kosovën.

Rutte: Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi

"Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi, në të ardhmen e afërt por aspekti kryesor duhet të udhëhiqet nga Borrell. Isha shumë i lumtur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë, si të lëvizim përpara dhe bazuar në të ishim në Maqedoninë Veriore kur u vendos për implementimin e saj. Por, që nga atëherë tensionet janë ngritur ende dhe duhet të fokusohemi në çështjen e deeskalimit dhe në udhërrëfyesin e BE-së dhe besoj që kjo është më e mira. Duhet të kthehemi në proces, një proces hap pas hapi dhe ndoshta duket i mërzitshëm por pjesa e mërzitshme... duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë te përpiktë dhe të punojmë në mënyrë të drejtë. Në udhërrëfyesin evropian duhet të merren nga të dyja palët dhe deeskalimet duhet të jenë nga të dyja palët. Jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë” tha ai.

Edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u shpreh se duhet të fillohet të punohet në udhërrëfyesin e BE-së.

Bettle: Nuk do të ketë fitues në fund, nëse ka konflike

"Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Unë mund të përkrah kryeministrin Kurtin, presidenten Osmanin, zotëri Vuçiq dhe zonjën Bërnabiq që t'i përmbahen këtij udhërrëfyesi të BE-së. Nuk do të ketë fitues në fund nëse ka konflike”, u shpreh ai.

Kryeministri Albin Kurti do të takohet gjatë pasdites me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

​Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut kërkojnë uljen e tensioneve në veri

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel kanë kërkuar që të ulen tensionet në veri të Republikës së Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Kurti, të dy theksuan nevojën e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Mark Rutte deklaroi se nuk duhet të drejtohet gishti tek fajtori për tensionimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Kosova e Serbia duhet t'i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së.

"Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori. Dëshirojmë të jemi ndihmues dhe të kthehemi tek hapat e mërzitshëm. Ne shkurt kemi pasur një marrëveshje dhe të punojmë në të gjithë hapat. Pajtohemi me ju se çdo gjë nuk është implementuar. Sipas Serbisë jo çdo gjë qe është zotuar Kosova, e ka implementuar dhe e kundërta. Keni bërë premtime të dyja palët. Besoj çështja më kryesore dhe e drejtë është që t'i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit", tha ai.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, ai shtoi se janë të gatshëm që të ndihmojnë Kosovën.

"Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi. Isha shumë i lumtur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë. Që nga atëherë tensionet janë ngritur ende dhe duhet të fokusohemi në çështjen e deeskalimit. Një proces hap pas hapi dhe duket i mërzitshëm por pjesa e mërzitshme duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë te përpiktë. Deeskalimet duhet të jenë nga dyja palët. Jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Është interes i te gjithëve për ta bërë atë", tha ai.

Edhe kryeministri i Luksemburgut u shpreh se duhet të fillohet të punohet në udhërrëfyesin e BE-së.

"Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Unë mund të përkrah Kurtin dhe Osmanin, Vuçiq e Bërnabiq që t'i përmbahen këtij udhërrëfyesi të BE-së."

Kryeministri Kurti tha se është e nevojshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi Marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe Aneksin e zbatimit të 18 marsit, për të cilën dëshirojmë të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushte. Demokracitë solidarizohen me njëra-tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm ëpr shtetin dhe shoqërinë tonë, por edhe për Bashkimin Evropian që të shtyjnë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

Kurti: Duam marrëdhënie fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte dhe pa vonesa

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Ai tha se ka kërkuar nga dy kryeministrat evropian që t’i ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

Gjithashtu kërkova që të na ndihmojnë për sa i përket programit të NATO-s, Partneritetit për paqe dhe të ecim më tutje drejt marrjes së pyetësorit nga Komisioni Evropian sa i përket anëtarësimit në BE, ku ne tashmë e kemi bërë aplikimin tonë zyrtar”, deklaroi ai.

Më tutje, kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Ai tha se dëshirojnë zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e  marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.

Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Më tutje, Kurti i ka falënderuar dy kryeministrat evropian për vizitën në Kosovë.

“Në këto kohë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë e paqenë në rajonin tonë dhe kontinentin tonë. Vendet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat janë gjithmonë e me të afërta. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Holandës dhe Luksemburgut për lirinë dhe pavarësinë tonë, për progresin demokratik dhe ekonomik”, tha ai. 

Rutte: Lufta në Ukrainë e bëri më të rëndësishëm stabilitetin rajonal, brengosemi për ngritjen e tensioneve në Kosovë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel kanë ardhur në Kosovë si miq që duan ta ndihmojnë shtetin e ri ballkanik.

Rutte tha se me Kurtin kanë folur për situatën në veri dhe ia kanë shprehur atij brengat për këtë çështje dhe e përmbendi stabilitetin rajonal si tepër të rëndësishëm.

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë shtensionim. “Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”, tha ndër tjerash kryeministri holandez.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.

Kurti takohet me Rutte dhe Bettel në qeveri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i pritur në oborrin e Qeverisë dy homologët, Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu.

Mëngjesin e së martës Kurti i ka pritur të dy në Aeroportin e Prishtinës.

Dy kryeministrat më pas janë takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Përderisa pas takimit me Kurtin do të mbajnë konferencë për medie.

​Nis takimi i Osmanit me kryeministrat Rutte dhe Bettel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Mediet lejohet të marrin vetëm pamje ne fillim të takimit.

Më pas, Rutte edhe Bettel do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

Aty do të ketë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat