Hisen Berisha harron pak Qeverinë Kurti, i gjuhet LDK-së dhe AAK-së

Aktuale

Hisen Berisha harron pak Qeverinë Kurti, i gjuhet LDK-së dhe AAK-së

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:24
Hisen Berisha

Partia Demokratike e Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka publikuar në Facebook fjalimin e tij të plotë.

“Por, Unë si PDK, personalisht edhe për kunder vullnetit të ndonjërit, nuk e kisha mbështet asnjë propozim të opozitës, si të LDK-së, po ashtu, edhe të AAK-së. Unë e mbaj mend, edhe pse nuk kam qenë pjesë aktive e politikës, se këto parti çdo proces, çdo projekt në të miren e vendit, kur kanë qenë opozitë, e kanë bojkotu dhe sabotu”, thotë ai.

Shkrimi i plotë:

FJALA, NË KD TË PDK-së

Hisen Berisha, 03.07.2023

Heshtja ndaj të keqës është krim, edhe pjesëmarrje në të keqën.

Ne nuk mund të udhëhiqemi në politikëbërje me teorinë “të lihet të bëj gabime” ngase, po bëhen gabime të pa rikuperueshme për vendin.

Por, Unë si PDK, personalisht edhe për kunder vullnetit të ndonjërit, nuk e kisha mbështet asnjë propozim të opozitës, si të LDK-së, po ashtu, edhe të AAK-së,.

Unë e mbaj mend, edhe pse nuk kam qenë pjesë aktive e politikës, se këto parti çdo proces, çdo projekt në të miren e vendit, kur kanë qenë opozitë, e kanë bojkotu dhe sabotu.

Mbaj mend, kur LDK-ja e sabotoj krijimin e Ushtrisë me ndryshime kushtetuese dhe e pati bojkotua PDK-në, kur Presidenti Thaçi pati arritur edhe përfaqësuesit e komunitetit Serb, me i bindë me bë Ushtrinë me ndryshime kushtetuese. Po ashtu, edhe AAK-ja nuk mund ti harrohen ato kauzat e saja, kur ka qenë opozitë, me demarkacion e thika mbi harta bashkë me LVV-në.

Ne si PDK, po ashtu, nuk duhet të harrojmë se asnjë projekt që kishte PDK, në të mirën e vendit gati kurrë nuk kanë mbeshtetë këto parti.

Në këtë rast PDK-ja me mosmbështetje duhet të ju përcjellë mesazh këtyre partive se, në raport me PDK kanë qenë gjithëherë destruktive dhe PDK-ja nuk ka nevojë të mbështes plane të askujt, se ka strategji, ka mundësi, me bë opozitarizëm dhe për me ardhë në pushet vetë.

PDK-ja ka kapacitet për të ofrua plan e projekt të Vetin.

PDK është parti më e madhe opozitare dhe është partia që do dhe do duhet te vije në pushetet, menjëherë pas kësaj qeverie shumë të keqe si kjo Kurtit 2 .

PDK, tani duhet ta pregadis planin e saj për largimin e kësaj qeverie!

Kauzat e PDK-së, që do i ngris për realizimin e planit, nuk ka nevojë të janë kauza mashtruese, si të partive tjera siç ishin: “vrasjet politike”, “thikat mbi harta”, “demarkacioni”, e stërkeqje tjera që ju bënë vendit. Por, kauzat tona do të ngritën mbi fakte, siç është, keqqeverisja, keqmenaxhimi, ndalja e zhvillimit, kapja e shtetit, korrupsioni edhe në diplomaci e nepotizmi, pozita e disfavorshme ndërkombëtare, humbja e aleatve, etj.

Të gjitha këto do e mbështesin kauzen e PDK-së, për ta larguar këtë qeveri.

Në kuadër të kësaj unë pyes:

A kemi jetesë më të mirë, prej 6 Tetorit 2019, prej kur PDK nuk është në Pushtet?

A kemi rrugë më të mira prej 6 Tetorit 2019, prej kur PDK nuk është në Pushtet?

A kemi zhvillim më të madh, prej 6 Tetorit 2019 prej kur PDK nuk është në Pushtet?

A kemi investime më të mëdha, prej 6 Tetorit 2019, prej kur PDK nuk është në Pushtet?

A kemi njohje të reja, prej 6 Tetorit 2019, prej kur PDK nuk është në pushtet?

A kemi zhvillim të Forcës, prej 6 Tetorit 2019, prej kut PDK nuk është në Pushtet?

A kemi shëndetësi më të mirë, prej 6 Tetorit 2019, prej kur PDK nuk është në Pushtet?

A kemi arsim më të mirë, prej 6 Tetorit 2019, prej kur PDK nuk është në Pushtet?

Albin Kurti, për shkak të paaftësisë së tijë me i zgjedh problemet komplekse ekonomike, paaftësia me gjetë zgjidhje për përmirësim të shëndëtisë, arsimit, zhvillimit ekonomik, njohjeve, integrimeve euroatlantike, po krijon situata në komunat e Veriut për ta tensionuar situatën.

Ky kryministër bëri marrëveshje të dëmshme, e tani është i detyruar ti implementoj dhe për ta shitur tradhtinë, tani i duhen tensionet e krizat.

Kërkesat ndërkombëtare janë të pranueshme dhe nuk janë as kundër zbatimit të ligjit as zbatimit të Kushtetutes. Sidomos kërkesa për tërheqjen e Forcave për Operacione Speciale vetëm nga objektet e komunave, nuk është heqje që e cenon kushtetuten, aty duhet të jenë forcat e rendit; dhe ushtrimi i detyrës nga kryatarët, në objekte alternative, me qëllim të ruajtjes së jetëve të njerëzve, nuk është anti-kushtetuese; po ashtu, edhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme nuk janë anti-kushtetuese.

Por, ajo që është anti-kushtetuese dhe që nuk mund të pranohet, është qëndrimi në pushtet i Kryeministerit të Kosovës. Pasi që, ky Kryrministër ka pranuar marrëveshje të dëmshme.

Sepse, Kosovës, pa nevojë i krijoj dëm të pariparueshëm, (jo për shkak të sanksioneve të BE), por për shkak se me lajmet që prodhoj për Kosovën, i beri dëm ekonomik të pariparusheme Kosovës ngase, tani për një kohë, nuk do kem interesim të investitorve.

Të Gjithë jemi për zbarimin e ligjit dhe Kushtetutës! Por pa i cenuar marrëdhëniet me partnerët tanë.

Ne nuk jemi kundër qëllimit të Albinit, për të vendosur rend e ligj (nëse e ka këtë qellim). Por dyshoj në qëllimin e sinqertë të tij, sepse sjellja ndaj partneve gjëgjësisht sponzorizuesve të pavarësisë sonë tregon se ai nuk e ka atë qëllim.

Kjo tregohet më së miri, me ngritjen e frymës antiamerikane, nga partia, qeveria dhe fanatikët e tij.

Kjo është arsyeja krysore pse ikin edhe rinia e qytetarët. Kësaj fryme po i kontribuon qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti .

Njerëzit po ikin nga Kosova, për shkak të pa sigurisë dhe mungesës së përspektives.

Për ta fuqizuar këtë projekt Albin Kurti krijoi tensione. Sepse, projekti i tij, është ta sjellë Kosovën në 700,000 banorë.

Prej 6 Tetorit 2019, kur ky erdhi në pushet me qeverinë e parë, as nuk kemi shkollim më të mirë, as nuk kemi shëndetësi më të mirë, as nuk kemi ekonomi më të mirë, as nuk kemi siguri më të mire, as nuk kemi njohje, as nuk kemi ndalje të korrupsionit e nepotizmit, Ne, të gjithë jemi më keq, se para vitit 2019, si rezultat i këtij kryministri dhe politikave qeverisëse.

Lista serbe, tani më dihet së është vënë në aksion për “rrëzimin” e kryetarëve në Veri apo indikativisht për shpëtimin e Kurtit në proces!

A nuk është e mjaftueshme në interpretim juridik e politik kjo që të lexohet tashmë, si plan i koordinuar Kurti-Vuçiç, që “miku i tyre të mos dal humbës para popullit të Kosovës”, sepse ky, pra Albin Kurti e shpura e tij, ende ju duhet për implementimin e “zajednices autonome” dhe për “demarkimin e kufirit” me Serbin!?

Pra, nisur nga këto zhvillime edhe largimi i mundshëm dhe i imponuar i Kurtit, do të bëhet me një konotacion të lartë pseudopatriotizmi patetik, se gjoja e pranon shkuarjen para popullit/votës, pra në zgjedhje por assesi të implementoj zajednicën me statut autonomie, dëm të cilin tashmë veç e ka bërë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër si dhe Statutin e “zajednicës” autonome si Republikë Autonome Serbe.

Kësaj nuk do ti mungoj as frazeologjia autike, pjesë e retotikës së tij e tyre mashtruese, se ky e sakrifikon pushtetin, por nuk bënë “zajednicë” as përdor “thika mbi harta”.

Ky veprim mirë i koordinuar me shpuren e tij të “proletarëve politik”, pa dyshim, se bëhet që ti përkthehet në votë, në të ardhmen e afërt dhe në fazën më kritike të procesit politik.

Moratoriumi i propozuar nga Kryetari, në raport me qeverinë, nuk duhet të nënkuptoj daljen nga institucionet por kjo ngrirje e raporteve, duhet të shoqërohet me presionin ndaj Presidentes si autoritet mbi palet, te inicoi një kompromis konsensual të tërë spektrit politik dhe shoqërisë civile, për të krijuar një “Qeveri Gjithpërfshirëse, Tranzitore”, mandati i së cilës nuk do të matej me kohë, por me realizimin e detyrave programore, me fokus në: implementimin e të gjitha detyrimeve kontraktuale ndërkombëtare;

Reformën në drejtësi dhe ligjin për lusracionin dhe dekriminalizimin e institucioneve, që do i përjashtonte 60% të prezencës së sotme në kuvend, qeveri, e institucine tjere të ndjeshme; dhe

Reformim të sistemit zgjedhor, si burim i jostabilitetit politik qeverisës. Po ashtu, do të mbyllëshin të gjitha temat mbi të cilat janë krijuar kauza të rrrjshme. Kurse qeveritë e ardhshme të vinin me programe për avansimin e temave nga arsimi, kultura, ekonomia, bujqësia, TI, etj.

Në mes propozimeve këtu për ta mbështet Mocionin e AAK, apo propozimin për Revolta, të LDK, atëherë, Mocioni, teknikisht dhe në mungesë të votave, do ta qonte ketë keqqeverisje komode në vitin e rregullt zgjedhor, kurse të paktën përmes Revoltës do të kishim senszibilizim popllor. Por, prap mbes pran propozimit tim, ne si PDK nuk ka nevoj të ndjek agjenda të të tjerëve.

Për fund, dua të përsëris një aksiomë, që e theksova në hyrje se, “Heshtja e të keqës është krim dhe pjesëmarrje në të keqe”.

Prandaj, ku je Adem Grabovci, e nise mbarë lëvizjen në terren. Pse u ndalët?!

Ju dhe plejada që qytetarët e votuesit, ju kanë besuar për 20 vite. Pas akomodimit në Këshillin Politik, nuk do të thotë të ndaleni nga terreni.

Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat