Lajçaku takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e përgjithshme

Aktuale

Lajçaku takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e përgjithshme

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 16:05
Foto nga takimi

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Ata kanë diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së”, thuhet në një njoftim të KFOR-it në Facebook.

“Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje.

Kujtojmë se Lajçak ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe së shpejti do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat